top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DOKUMENT I DEKLASIFIKUAR PËR SHQIPTARËT SPIUNË QË URREJNË IZRAELIN | ISH-KRYEMINISTRI I IZRAELIT EHUD BARAK DOLI NË MBROJTJE TË KOSOVËS NË VITIN 1999; MOS E HARRONI O BESËPRERË; O GJAKPRISHUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 14
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Z. Ehud Barak ishte njëri nga personalitetet më të rëndësishme izraelite.


Ai ushtroi funksione kryesore në Shtetin e Izraelit, nga pozita e Ministrit të Jashtëm, atij të Mbrojtjes dhe më pas ishte edhe Kryeministër i Izraelit, nga muaji korrik i vitit 1999 deri në muajin mars të vitit 2001.


Në dokumentet e deklasifikuara është zbardhur letra e z. Ehud Barak (e datës 4 prill të vitit 1999), drejtuar presidentit amerikan të asaj kohe Bill Klinton (Clinton) për çështjen e Kosovës.


Z. Ehud Barak pak muaj më vonë u bë Kryeministër i Shtetit të Izraelit.


Spastrimi etnik në Kosovë, atij ia ka kujtuar Holokaustin.


LETRA E PLOTË E Z. EHUD BARAK.


I nderuari President Clinton,


Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast gjatë Pashkës sonë, festës që simbolizon lirinë, për t’ju përcjell vlerësimin dhe respektin tim të thellë për lidershipin dhe vendosmërinë që po shfaqni në krizën e Kosovës.


Është një krizë sfiduese dhe e pasigurt e politikës së jashtme që ju e keni menaxhuar në mënyrë mbresëlënëse përballë dyshimeve dhe kritikave.


Në të vërtetë, ju keni treguar se Aksionet e Bashkuara janë kombi i domosdoshëm, i përkushtuar për të udhëhequr botën demokratike në mbrojtje të të dobtëve, të dëshpëruarve dhe të zhvendosurve.


Dëshiroj, zoti President, t’ju shpreh shqetësimin tim të thellë për refugjatët që ikin nga Kosova e shkatërruar nga lufta.


Ideja e spastrimit etnik, ekzekutimeve masive dhe spektakleve të tjera të tmerrshme të së kaluarës janë veçanërisht të tmerrshme për ne, si hebrenj, që kemi ndërtuar një vend nga mbetjet dhe rrënojat e Holokaustit.


Unë besoj, zoti President, përkushtimi juaj i paepur ndaj asaj që është e drejtë do të vazhdojë t’ju udhëheqë.

ree

Kjo ishte për ju, shqiptarë spiunë që urreni Izraelin; për ju besëprerë; për ju gjakprishur; për ju shqipfolës kopila biologjikë dhe ideologjikë të Beogradit, të Moskës, dhe të qendrave agjenturore më të egra anti-shqiptare. 👆👆👆


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page