DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË GRAVE: PREZANTOJMË PORTRETIN E VAJZËS NGA PARISI; SEVERINËS; GAZETARJA E PARË PROFESIONISTE | SEVERINA (SEVERINE) ISHTE PSEUDONIMI I KEROLAIN REMI (CAROLINE RÉMY).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 8
- 1 min read

Paris, Francë | Në këtë 8 mars prezantojmë portretin e Severinës, gazetares së parë profesioniste.
Severina (Severine) ishte pseudonimi i Kerolanin Remi (Caroline Rémy), e lindur në Paris.
Ajo njihet para së gjithash si gazetare, e para në cilësinë e profesionistes. Ajo e mësoi profesionin nga Jules Vallès, me të cilin redaktoi “Le Cri du Peuple” në vitet 1880.
Pacifiste, socialiste me ndjeshmëri anarkiste, aktiviste e Lidhjes së të Drejtave të Njeriut dhe Kauzës së Kafshëve, ajo është autore e rreth 6000 artikujve të botuar në shumë gazeta.
Peripecitë e jetës së saj si grua, dashnore dhe nënë do ta bëjnë atë të ndjeshme ndaj të drejtës së grave për të disponuar trupin e tyre.
Angazhimi i saj feminist u thellua më pas me shoqen e saj Margarita (Marguerite) Durand.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments