DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO (NICOLÁS MADURO) U BETUA SI PRESIDENT I VENEZUELËS PËR PERIUDHËN KOHORE 2025-2031 ME NJË AKT ZYRTAR NË SELINË E ASAMBLESË KOMBËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 10
- 1 min read
Updated: Aug 9

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolás Maduro) sapo është betuar si president i Venezuelës për periudhën kohore 2025-2031, me një akt zyrtar në selinë e Asamblesë Kombëtare.
Ai u zotua të zbatojë të gjitha detyrimet e Kushtetutës dhe premtoi se ky mandat i ri presidencial do të jetë ai i paqes, prosperitetit dhe demokracisë së re.
Ai u betua mbi një kopje origjinale të Kushtetutës aktuale, të nënshkruar nga ish-diktatori Hugo Çavez (Chavez), themeluesi i të ashtuquajturit revolucion bolivar.
Pak çaste më vonë atij iu dorëzua brezi presidencial.
Televizioni shtetëror, i cili, transmetoi ceremoninë drejtpërdrejt dhe në mediat e hapura dhe dixhitale, tregoi pamje të një grushti mbështetësish çavistë të mbledhur rreth pallatit legjislativ në Karakasin qendror, nën masa të rrepta sigurie ushtarake dhe policore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments