VENEZUELË: QEVERIA MBYLL KUFIRIN ME BRAZILIN PËR USHTRIME USHTARAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 23
- 1 min read
Updated: Aug 9

Karakas, Venezuelë | Qeveria e Venezuelës ka mbyllur kufirin me Brazilin, duke bllokuar transitin e automjeteve dhe njerëzve në anën venezueliane të kufirit në Pacaraima, në shtetin Roraima, që nga mëngjesi i sotëm.
Sipas raportimeve të mediave braziliane, mbyllja lidhet me stërvitjet ushtarake dhe policore të organizuara nga qeveria e Venezuelës, të planifikuara deri nesër, më 23 janar 2025.
Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro (Nicolás Maduro), shpjegoi në një video-mesazh të publikuar në profilin e tij në Telegram se ushtrimet, të quajtura “Mburoja Bolivariane 2025”, kanë për qëllim mbrojtjen e kufijve, brigjeve, qyteteve dhe infrastrukturës jetike të vendit duke garantuar paqen, kombëtare, sovranitetin dhe demokracinë e vërtetë.
Ndërkohë në internet po qarkullojnë video që tregojnë automjete venezueliane në territorin brazilian. Ministria e Mbrojtjes e Brazilit nuk ka dhënë ende informacion.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments