DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO: BLLOKADA DETARE AMERIKANE NDIKON NË TREGJET NDËRKOMBËTARE; ENERGJIA NUK MUND TË BËHET ARMË LUFTE PËRNDRYSHE RREZIKON KONFLIKT GLOBAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 23, 2025
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Qeveria venezueliane e diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro ka paralajmëruar se bllokada detare e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj anijeve cisternë të sanksionuara që hyjnë ose dalin nga vendi do të ndikojë në furnizimin me energji të Karakasit, por gjithashtu rrezikon të përfshijë pjesën tjetër të botës në një konfrontim global.
Në një letër nga diktatori Maduro, të lexuar nga Ministri i Jashtëm Ivan (Yván) Gil, e cila, i drejtohej bashkësisë ndërkombëtare, Çavizmi në pushtet denoncoi kapjen dhe vjedhjen e dy anijeve në det të hapur që përmbanin afërsisht katër milionë fuçi naftë venezueliane dhe se këto ndërhyrje, të përshkruara si akte agresioni, jo vetëm që do të dëmtojnë Venezuelën, por do të rrisin edhe paqëndrueshmërinë e tregjeve ndërkombëtare.
“Energjia nuk mund të bëhet armë lufte apo instrument i shtrëngimit politik.
Nëse tolerohet përdorimi i njëanshëm i forcës, ekzekutimi i civilëve, pirateria dhe plaçkitja e burimeve të shteteve sovrane, bota do të shkojë drejt një skenari të konfrontimit global me përmasa të paparashikueshme”, tha diktatori çavisto-komunist Maduro, duke kërkuar veprime më të mëdha nga udhëheqësit rajonalë dhe organizatat ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments