DIKTATORI SHKARKOI SHEFIN E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM | KOREJA E VERIUT PËRGATITET PËR LUFTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 11, 2023
- 1 min read

Phenian, Kore e Veriut | Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka paralajmëruar prodhim më të madh të armëve dhe stërvitje të reja ushtarake.
Në këtë drejtim shkuan edhe testet balistike të përsëritura dhe shumë të shpeshta, por këtë herë hapi i ndërmarrë nga z. Kim Jong Un do të sugjeronte një konflikt vërtet të afërt.
“Udhëheqësi suprem” në fakt ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë, shefin e Shtabit të Përgjithshëm Pak Su Il.
Vendimi është marrë pas vizitës në disa fabrikave të rëndësishme të armëve në vend, gjatë një mbledhjeje të Komisionit Qendror Ushtarak.
Me këtë rast u fol për “përgatitje të plota të luftës”, ku z. Kim Jong Un ftoi ushtrinë e tij që të intensifikojë planet “në mënyrë sulmuese”, pra me stërvitje ushtarake të mëtejshme dhe rritje të prodhimit të armëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)






















Comments