top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIAMANTI “BLUE MELLON” U SHIT PËR 25 MILIONË $.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 11, 2025
  • 1 min read

Gjenevë, Konfderata e Zvicrës | Mellon Blue”, një diamant blu intensiv prej 9.51 karatësh i vendosur në një unazë, u shit në Gjenevë të martën për më shumë se 25 milionë dollarë, një çmim në përputhje me vlerësimet fillestare për një gur me qartësi të jashtëzakonshme.


Shtëpia e ankandeve Christie's e njoftoi këtë lajm.


Diamanti ishte vlerësuar nga shtëpia e ankandeve midis 20 dhe 30 milionë dollarëve.


Ai u shit për 17.4 milionë franga zvicerane, për një çmim përfundimtar prej 25,592,269 dollarësh ($) duke përfshirë tarifat”, sipas Christie's.


I njëjti gur, i njohur atëherë si “Diamanti Zoe”, u shit për 32.6 milionë dollarë në Sotheby's në Jorkun e Ri në vitin 2014, duke vendosur rekorde botërore në atë kohë për një diamant blu dhe për çmimin e tij për karat.


Guri i përkiste për dekada znj. Rashel (Rachel) Lambert Mellon, e njohur më mirë si “Bunny” Lambert Mellon (1910–2014), një hortikulturiste, filantrope dhe koleksioniste arti amerikane.


Në atë kohë, guri ishte montuar si varëse.


Bunny Mellon” është veçanërisht e njohur për ridizajnimin e Kopshtit të Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë në vitin 1961 me kërkesë të ish-Presidentit Xhon F. Kenendi (John F. Kennedy).


Çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë nga Christie's për një diamant blu intensiv u vendos në Gjenevë në vitin 2016, kur “Oppenheimer Blue” (14.62 karat) u shit për 57.5 milionë dollarë ($).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page