MBI GJASHTË MILIONË $ NË SOTHEBY'S PËR VEPRËN IKONOKLASTIKE “SHKOPI NË MUR” TË MAURICIO KETELENIT (MAURIZIO CATTELAN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 21, 2024
- 1 min read

Maiemi, Amerikë | Banania më e shtrenjtë në botë: një koleksionist pagoi 6.2 milionë dollarë, veprën ikonoklastike “shkopi në mur” nga Mauricio Ketelen (Maurizio Cattelan), që shkaktoi një sensacion në panairin e artit në Miami kur një artist i performancës e hoqi atë nga muri i stendës së galerisë Perrotin dhe e hëngri para syve të habitur të vizitorëve.
Puna konceptuale u ble nga koleksionisti Xhastin San (Justin Sun), themeluesi i platformës së kriptomonedhës Tron.
Kjo është bërë e ditur nga shtëpia e ankandeve.
Sotheby's e kishte vlerësuar bananen midis një milion e një milion e gjysmë dollarë, e cila në vitin 2019 u shit për 120 mijë dollarë e më shumë mes mijëra polemikave mbi kuptimin e një vepre arti.
Banania është imituar disa herë dhe në të paktën dy raste është ngrënë, herën e fundit vitin e kaluar në një muze në Seul nga një student i cili pas faktit u justifikua se kishte uri.
As shiriti ngjitës dhe padyshim banania nuk janë origjinalet e shfaqura në Maiemi Biç (Miami Beach), në stendën e Perrotit.
Ajo banane, e blerë në një supermarket lokal, shpejt pati një fund të keq kur artisti i performancës David Datuna, pasi hoqi frutin nga muri, e qëroi dhe e hëngri nën sytë e vizitorëve.
Këtë herë, në këmbim të bastit fitues, blerësi i Sotheby's do të marrë një rrotull shirit ngjitës dhe një banane, certifikatën e autenticitetit dhe udhëzimet e instalimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments