top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LETRA E ANJSHTAJNIT QË NDRYSHOI BOTËN DOLI NË ANKAND NË SHTËPINË E ANKANDEVE CHRISTIE'S | VLEN 4 GJER NË 6 MILIONË $: U BË SHKAK PËR PRODHIMIN E BOMBËS BËRTHAMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25, 2024
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Dyzet e pesë rreshta që ndryshuan historinë e botës: Letra e Albert Einstein drejtuar Presidentit Franklin Delano Ruzvellt (Roosevelt) për të parandaluar bombën atomike të Hitlerit do të dalë në ankand në Christie's, në fund të verës me një vlerësim midis 4 dhe 6 milion dollarëve.

 

Fituesi i çmimit Nobel e nënshkroi pothuajse rastësisht dhe ishte shkas që shkaktoi Projektin Manhattan.

 

Në mesazhin e 2 gushtit 1939, babai i relativitetit informoi presidentin amerikan Rusvellt (Roosevelt) se gjermanët kishin zbuluar një formë uraniumi që mund të përdorej për një armë të shkatërrimit në masë.

 

E ofruar më 10 shtator në Jorkun e Ri, letra vjen nga koleksioni i bashkëthemeluesit të Mikrosoftit (Microsoft), Poll Elln (Paul Allen), koleksioni i artit i të cilit, i shpërndarë nga Christie's në vitin 2022, arriti në total rekord prej 1.62 miliardë dollarësh.

 

Shtëpia e ankandeve i kushton tre shitje - dy online që mbyllen më 12 shtator dhe një në 10 shtator personalisht - materialeve të mbledhura nga z. Elln (Allen), një nga baballarët e teknologjisë moderne të informacionit, për të dokumentuar historinë e zgjuarsisë njerëzore.

 

“Kurrë më parë tregu nuk ka parë një koleksion të tillë diversiteti që kombinon në mënyrë të përsosur historinë e shkencës dhe gjenialitetin teknologjik”, komentoi z. Mark Portër (Marc Porter), presidenti i Christie's America.

 

Të gjitha të ardhurat nga ankandet do të shkojnë për iniciativat filantropike të dashura për manjatin, i cili vdiq gjashtë vjet më parë në Still (Seattle), për shkak të limfomës.

 

Ishte shtysa e letrës së Ajnshtajnit që Shtëpia e Bardhë vuri në lëvizje makinën që çoi në bombat atomike të Hiroshima dhe Nagasaki gjashtë vjet më vonë, një proces i dramatizuar nga filmi i z. Kristoufër Noullen (Christopher Nolan), me titull Openhaimër (Oppenheimer), i cili fitoi çmimet Asker (Oscar) këtë vit.

 

Nga mesazhi (teksti është shkruar në fakt nga fizikani hungarez Leo Szilard dhe Nobeli thjesht e nënshkroi, duke u penduar për vendimin pasi pa pasojat e tij apokaliptike).

 

Letra ka dy kopje identike: tjetra është në koleksionin e Bibliotekës Presidenciale Franklin D. Ruzvellt (Roosevelt), në Haid (Hyde) Park, Jorku i Ri.

 

Ankandi i datës 10 shtator, gjatë të cilit do të ofrohet edhe kostumi i astronautit të projektit Gemini, Ed Uit (White) - i pari që eci në hapësirë ​​në vitin 1965 - me një vlerësim prej 80-100 mijë dollarësh, do të shoqërohet me dy shitje të tjera online.

 

E para, e titulluar Firsts, i kushtohet historisë së kompjuterit: ndër pikat kryesore është një kompjuter që z. Elln (Allen) ndihmoi në rivendosjen, një DEC PDP-10: KI-10 (vlerësohet 30 mijë-50 mijë dollarë) i ndërtuar në 1971 dhe një pjesë të serisë Pdp-10 para themelimit të Mikrosoftit (Microsoft).

 

Shitja e dytë, Ouvër thë Hourizon (Over the Horizon): Art of dhë Fjuçër (Art of the Future), kombinon dy interesat e z. Elln (Allen), për artin dhe pushtimin e hapësirës: midis veprave është Saturni i parë nga Titani (vlerësohet midis 30 mijë dhe 50 mijë dollarëve), një pikturë e pikturuar në vitin 1952 nga z. Çesli (Chesley Bonestell), artisti më popullor i epokës së garave hapësinore të Luftës së Ftohtë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page