top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DHËRMI: POLICIA E SHTETIT VURI NË ZBATIM OPERACIONIN E KODUAR “RESET” | U ARRESTUA MAKLIT MUÇAJ NGA TIRANA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Dhërmi, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Maklit Muçaj, me moshë 46 vjeç.


Ai akuzohet si tregtar drogërash me pakicë.


Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjeje, kryesisht në lokalet e natës në zonën bregdetare të Dhërmiut, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, operacionin policor të koduar “Reset”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:


M. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.


Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte ky shtetas, në Drimadhes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 136 400 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page