top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË: U ZHDUK ERALDO NEVRUZI BANUES NË TIRANË | RECEPSIONIST NË NJË HOTEL NË DHËRMI | DYSHOHET SE U VRA NGA GERALD SHEHU NGA TEPELENA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 6, 2024
  • 3 min read
ree

Sarandë, Shqipëri | Një ngjarje e rëndë kriminale ngjau në Dhërmi, ku z. Eraldo Novrzi dyshohet të jetë marrë peng dhe më pas të jetë vrarë.

 

Më datë 06.06.2024, policia vendore ka marrë njoftim se në Dhërmi z. Eraldo Nevruzi, me moshë 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi (Himarë), kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

 

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

 

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga z. Gerald Shehu, me moshë 43 vjeç, lindur në Tepelenë, dhe banues në Angli.

ree
Z. Geraldo Shehu i cili akuzohet se vrau z. Eraldo Nevruzi.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes z. Gerald Shehu është larguar drejt Greqisë.

 

Ndërkohë policia është në kërkim të autorit dhe po ashtu po kërkohet për gjetjen e kufomës së z. Nevruzi.

 

Janë administruar në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal disa sende dhe janë shoqëruar - deri në këto çaste - për t’u intervistuar në lidhje me këtë ngjarje kriminale 29 veta.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensivisht për gjetjen e kufomës së z. Erald Novruzi si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë e ligjor të rastit kriminal.


Sipas informacioneve paraprake z. Eraldo Nevruzi dhe autori i dyshuar i vrasjes së tij, z. Gerald Shehu kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.

 

Kohët e fundit, ata kanë ardhur në Shqipëri për të hapur një sipërmarrje tregtare së bashku dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.

 

Z. Gerald Shehu është dhëndri i pronarëve të hotelit ku z. Nevruzi punonte si recepsionist.


Z. Shehu rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i z. Gentian Berisha, me moshë 24 vjeç, i z. Andrea Fërfëlli, me meoshë 20 vjeç dhe i z. Gerald Shehu, me moshë 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente”, u tha atëhere nga autoritetet kompetente.


Tashmë, pohohet se z. Shehu u arrestua në një aeroport grek.


Lajm në përditësim, ...👇


Policia e Shtetit pohoi zyrtarisht se z. Gerald Shehu i dyshuar si vrasës i z. Eraldo Nevruzi përdori PKK (Pikën e Kalimit Kufitar) të Qafë Botës për të kaluar drejt territorit të Republikës së Greqisë.

 

Pas kësaj mendohet se ai ka shkuar në Igumenicë, dhe më pas me traget drejt Korfuzit.

 

Hamendësohet se ai do të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe.

 

Në aeroport është pikasur dhe u ndalua nga policia greke me qëllim ekstradimi.

 

Autoritetet shqiptare të hetimit penal janë duke hetuar se kush e ndihmoi z. Shehu, nisur nga fakti se ai la automjetin e tij në një parking privat në Sarandë, dhe më pas udhëtoi për rreth 45 minuta drejt Qafë Botës.

ree

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree
ree

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page