top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN LUCAS JOAO DE MELO DHE JOSEPH COLLISON: SHISNIN DROGA TË FORTA NË LOKALET E NATËS NË DHËRMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12, 2024
  • 2 min read
ree

Himarë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Lucas Joao de Melo.

2- Z. Joseph Collison.

 

Njoftim | Himarë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së drogave të forta.

 

Vihen në pranga 2 shtetas të huaj, të cilët posedonin me qëllim shitjen, sasi të drogave të forta kokainë, ketaminë, ekstazi dhe LSD.

 

Sekuestrohen sasitë e lëndëve narkotike, një peshore elektronike, një shumë parash dhe 2 celularë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se në Dhërmi, dy shtetas të huaj posedonin droga të forta me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit: J. C., 32 vjeç, banues në Angli dhe L. J., 35 vjeç, banues në Gjermani.

 

Gjatë kontrollit në dhomat ku qëndronin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi të drogave të forta kokainë, ketaminë, ekstazi dhe LSD, të cilat dyshohen se ata i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës në Dhërmi. Sasitë e drogave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.

 

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page