DHËRMI | MARTIN KONICI (BANUES NË LIBRAZHD) U ARRESTUA; DREJTONTE AUTOMJETIN NË GJENDJE TË DEHUR; I MITURI ENEA PRENGA (9 VJEÇ) MBETI I VDEKUR; ENJO ABAZAJ I PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 25
- 1 min read

Dhërmi, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Martin Konici, me moshë 36 vjeç, banues në Librazhd, drejtues në gjendje të dehur i automjetit tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 318 IF.
Arrestimi i tij lidhet me një aksident automoblistik ku mbeti i vdekur:
1- I mituri Enea Prenga (me moshë 9 vjeç).
I plagosur mbeti:
1- Z. Enjo Abazaj (me moshë 20 vjeç).
Njoftim | Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë-Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç.
Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





























Comments