top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPUTETI SHAIP KAMBERI DORËZOI TE AUTORITETET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DOKUMENTE ME ANË TË TË CILAVE PROVOHEN KRIMET E KRYERA NDAJ POPULLSISË CIVILE NGA MAKINERIA SERBE E LUFTËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10
  • 1 min read
ree

Prishtinë, Republika e Kosovës | Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe njëkohësisht deputet në parlamentin e Republikës së Serbisë Shaip Kamberi i dorëzoi Institutit për Krime Lufte në Prishtinë (në cilësinë e ish-kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut) materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente, me anë të cilave dëshmohet diskriminimi etnik, keqtrajtimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës.

 

Materialet e dorëzuara sot, janë rezultat i punës dhe angazhimit tim në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në atë kohë dhe të njejtat, nga sot, do të jenë pjesë e Agjencisë shtetërore të arkivave të Republikës së Kosovës.


Faleminderoj znj. Kimete Haxholli për bashkëpunimin dhe ftoj të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët, kanë dokumente, fakte, fotografi, dëshmi të dorëzojnë të njejtat në këtë institucion”, deklaroi deputeti Kamberi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page