DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT DHA PËLQIMIN PËR SHITJEN NË ITALI TË RAKETAVE AJËR-TOKË ME RREZE TË GJATË VEPRIMI TË PRODHUARA NGA “LOCKHEED MARTIN” | 301 MILIONË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 6, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme në Itali të raketave ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi dhe pajisjeve përkatëse për një kosto të vlerësuar prej 301 milionë dollarësh ($).
Agjencia e ShBA-ës për Bashkëpunim dhe Siguri të Mbrojtjes ka njoftuar Kongresin për miratimin e saj.
Raketat prodhohen nga Lockheed Martin.
“Shitja e mundshme, sipas një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit - do të mbështesë politikën e jashtme të ShBA-ës dhe objektivat e sigurisë kombëtare duke rritur sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në Evropë”.
“Për më tepër - thekson ajo - do të rrisë aftësinë e Italisë për t'u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar sisteme të përparuara goditjesh me rreze të gjatë veprimi për përdorim në avionët luftarakë italianë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në F-35”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments