top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUTORITETI PALESTINEZ: PLANI I IZRAELIT PËR PËR NDËRTIMIN E 3400 NJËSIVE TË BANIMIT NË BREGUN PERËNDIMOR FRAGMENTON UNITETIN E KËTIJ TERRITORI PALESTINEZ DUKE E SHNDËRRUAR NË NJË BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read
ree

Gazë | Miratimi nga Izraeli i një projekti kyç për ndërtimin e 3400 njësive të banimit në Bregun Perëndimor të pushtuar fragmenton unitetin e këtij territori palestinez, duke e shndërruar atë në një burg të vërtetë, sipas Autoritetit Kombëtar Palestinez (AP) - duke komentuar lançimin e planit “E1”.


Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e AP-së dënoi në termat më të forta vendimin e Izraelit për të zbatuar këtë projekt, i cili minon perspektivat për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete duke fragmentuar unitetin gjeografik dhe demografik të shtetit palestinez.


Kjo konsolidon ndarjen e Bregut Perëndimor të pushtuar në zona dhe kantone të izoluara dhe gjeografikisht të shkëputura”, vuri në dukje Autoriteti Palestinez në komentin e saj mbi planin e Ministrit Smotriç (Smotrich), i ngjashëm me burgje të vërteta, ku lëvizja midis tyre është e mundur vetëm përmes pikave të kontrollit të pushtimit, nga frika e milicive të armatosura koloniale të shpërndara në të gjithë Bregun Perëndimor.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page