top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DENONCIMI I JONIDA PROGËS: VËLLAI IM EGLI PROGA U MASAKRUA BRENDA LOKALIT NGA DISA AUTORË | NJËRI E NXORRI JASHTË TË JEPTE SHPIRT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 5, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Znj. Jonida Proga, e motra e z. Egli Proga (tashmë i ndjerë) denoncoi në një emision televiziv sa më poshtë vijon.

 

Egli është dhunuar dhe masakruar brenda lokalit nga disa veta, nga Leonidha, Arjan Manellari, kemi edhe shtupaxhiun, Voltan Shollakun që ka qëndruar duke pastruar. Prandaj që në fillim jam përmbajtur.


E kanë thirrur, nuk ka hyrë rastësisht.


Njerëzit i dinë të gjitha, por kanë qenë të pakët ata që kanë guxuar të thonë. Të gjithë kanë frikë nga një terror që është krijuar nga ideja e njerëzve të fortë në Pogradec, kur panë të përfshirë dhe policinë, çfarë do të mbajë të sigurtë se u krijua opinioni publik që policia ishte aty.


Personi i fruta-perimeve që po them unë që kam dalë duke takuar njerëz, duke i pyetur që më kanë thënë që është kthyer tek lokali.


Po jam e sigurtë që e kanë thirrur.


Është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë. E ka nxjerrë jashtë njëri nga këta që të japë shpirt.


Goditjet fatale janë dhënë brenda.


Më vijnë mesazhe pafund që thonë se dëgjuam brenda të goditura, të ulëritura dhe të shara. Nuk mund të ja thonë një policie që është bërë palë”, tha ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page