DENONCIM PUBLIK! | ✌️ ❤️ 🇦🇱 🕛
- Erton Duka

- Sep 24, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prej 48 orësh, faqja në rrjetin shoqëror virtual Facebook, e Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) nuk po funksion siç duhet.
Ky fakt, na i ka vështirësuar jashtëzakonisht raportimin dhe postimin e lajmeve aty.
U bëjmë thirrje larove, balove, koneve dhe konkave të Brigadave Digjitale, dhe të tjera entiteteve kriminale, vendore dhe të huaja, që të heqin dorë nga sulmet ndaj Agjencisë Telegrafike Vox (Voks), pasi nuk do të mund të na presin krahët, kur vjen puna për të denoncuar krimet ordinere, dhe të vërtetat e realitetit shoqëror, atij kombëtar dhe ndërkombëtar, të çdo lloj natyre apo profili qofshin.
Agjencia Telegrafike Vox (Voks), edhe pse formalisht ka një numër të vogël ndjekësish (të cilët, shtohen nga dita në ditë), gjer më tash, ka arritur të ketë 25924 lexues, e thënë kjo për 28 ditët e fundit, duke e filluar numërimin nga sot.
Faleminderit nga zemra të gjithëve/gjithave pa përjashtim, për kohën dhe vëmendjen që u kushtoni lajmeve që boton Agjencia Telegrafike Vox (Voks). ✌️❤️🇦🇱🕛
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox










___.png)












































Comments