top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEFEKT NË TUNELIN E KANALIT | KAOS NË TRANSPORTIN E UDHËTARËVE NË EVROPË; LINJA “EUROSTAR” PEZULLOI TË GJITHË TRENAT MIDIS LONDRËS + PARISIT + AMSTERDAMIT + BRUKSELIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 30, 2025
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Eurostar-i ka njoftuar pezullimin e të gjitha trenave midis Londrës, Parisit, Amsterdamit dhe Brukselit deri në njoftim të mëtejshëm pas ndërprerjeve serioze në Tunelin e Kanalit të La Manshit të shkaktuara nga një problem me rrjetin e energjisë elektrike.


Ndërkohë, qindra pasagjerë raportohet se presin në stacionin St Pancras në kryeqytetin britanik.


Të gjitha shërbimet e Eurostar-it për në dhe nga Londra janë anuluar për sot. Pati një ndërprerje të energjisë elektrike në Tunelin e Kanalit, e ndjekur nga ndërprerja e një treni të vogël brenda tunelit”, shpjegoi një zëdhënës i kompanisë që operon shërbimet hekurudhore midis Britanisë së Madhe dhe kontinentit.


Pezullimi i trenave vjen gjithashtu në mes të festave të Krishtlindjeve, me dhjetëra mijëra njerëz që udhëtojnë midis ishullit dhe kontinentit.


Pasagjerëve u është kërkuar të mos shkojnë në stacione, ndërsa bllokimet e trafikut po rriten në Kent, ku shërbimi hekurudhor LeShuttle transporton pasagjerë dhe automjete përmes Tunelit të Kanalit.


Operatori i Tunelit të Kanalit Getlink tha se trafiku hekurudhor do të rifillojë gradualisht të martën pasdite, pasi Eurostar-i, kompania e trenave me shpejtësi të lartë, njoftoi pezullimin e të gjithë trenave për në dhe nga Londra për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.


Getlink-i, një kompani publike me seli në Paris, menaxhon dhe operon infrastrukturën e Tunelit të Kanalit midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe gjithashtu operon shërbimin hekurudhor LeShuttle.


Një incident që përfshinte një ndërprerje të energjisë elektrike për trenat në tunel ndodhi të martën në mëngjes, duke kërkuar punime teknike në kabllo, të cilat, janë duke u zhvilluar aktualisht”, tha një zëdhënëse, duke shtuar se trafiku duhet të rifillojë gradualisht nga ora 14:00, sipas kohës së Londrës (15:00 sipas kohës shqiptare).


Eurostar-i më parë u kishte kërkuar pasagjerëve të mos udhëtonin për shkak të ndërprerjeve serioze në Tunelin e Kanalit të shkaktuara nga problemet në rrjetin elektrik.


Na vjen keq që trenat që janë aktualisht në shërbim po përjetojnë vonesa serioze dhe anulime të minutës së fundit”, deklaroi në faqen e tij të internetit operatori i shërbimeve hekurudhore midis Britanisë së Madhe dhe Evropës kontinentale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page