top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BËRJA E TATUAZHEVE PO BËHET KRIM I MUNDSHËM NË SALVADOR | QEVERIA KA KATALOGUAR TATUAZHET; NËSE TATUAZHI LIDHET ME NDONJË BANDË KRIMINALE MBAJTËSI I TIJ ARRESTOHET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 19
  • 1 min read
ree

Salvador | Trendi i tatuazheve të bandave, gjithnjë e më i përhapur dhe i përdorur shpesh nga të rinjtë si një formë për t'u ekspozuar, është bërë një makth i vërtetë në Salvador nën menaxhimin e vendit nga presidenti konservator Naib (Nayib) Bukele.

 

Shfaqja e tyre e thjeshtë mund të përdoret si dëshmi e lidhjeve me një organizatë të paligjshme dhe të çojë në arrestim.

 

Salvadori ka ndarë informacione për këto tatuazhe me vendet evropiane që merren me bandat kriminale dhe me Shtetet e Bashkuara, ku presidenti Bukele u takua me presidentin Danld Tramp (Donald Trump) në Shtëpinë e Bardhë.

 

Tatuazhet janë përdorur gjithashtu si provë për të dëbuar njerëzit nga ShBA-ës, dhe pavarësisht ankesave se në disa raste dizenjot janë keqinterpretuar, qeveria salvadorane beson se është në gjendje të identifikojë kuptime shumë specifike.

 

Brenda qendrës famëkeqe të paraburgimit terrorist (CECOT), drejtori Belarmino Garsia (García) i tha transmetuesit televiziv “CNN” se tatuazhet ishin një mjet kyç për identifikimin e të dyshuarve.

 

Më parë, ata duhej të vrisnin, rrëmbenin dhe zhvatnin para për t'i ndjekur penalisht. Tani, të kesh tatuazhe nga këto organizata tashmë është krim”, shpjegoi z. García.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page