BURIM (ISTOG) | FATMIR DACI U ARRESTUA; KOKAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read
Burim (Istog), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Fatmir Daci, me moshë 30 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Njëzet e pesë pikë pesë (25.5) gramë kokainë.
2- Një biçak.
Shoqëruan për intervistim policor:
2- Z. Arlind Tahiri, me moshë 21 vjeç, i cili, u intervistua me statusin e dëshmitarit.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





































Comments