top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BURGU I FIERIT | I DËNUARI BLEDAR SELMANAJ I AKUZUAR PËR VRASJEN E XHULIAN BULLARIT U PËRPOQ TË ARRATISEJ NGA BURGU; U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 25
  • 1 min read
ree

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Burgjeve arrestuan:

1- Z. Bledar Selmanaj.


Ai konsiderohet subjekt që u përpoq të arratisej nga burgu, ku po vuan dënim penal për vrasjen e:

1- Z. Xhulian Bullari.


Deklaratë | Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset.


Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie.


Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij.


Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve.


Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive.


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve, thuhet në deklaratën për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Z. Bledar Selmanaj
Z. Bledar Selmanaj
Z. Bledar Selmanaj dhe z. Xhulian Bullari
Z. Bledar Selmanaj dhe z. Xhulian Bullari

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page