top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MAQELLARË; BULQIZË | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME NJË TË PLAGOSUR | ANDI SHEHU U LARGUA NGA VENDI I AKSIDENTIT; U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 23
  • 1 min read

Bulqizë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Andi Shehu.


Njoftim | Bulqizë.


Aksidentoi një këmbësor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe arrestohet autori i aksidentit.


Më datë 22.01.2026, në segmentin rrugor Maqellarë–Bulqizë, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësorin, shtetasin B.P., 72 vjeç, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.


Si pasojë, 72-vjeçari mbeti i dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.


Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe i drejtuesit të tij.


Në vijim të veprimeve, specialistët e Policisë Rrugore lokalizuan dhe  arrestuan shtetasin A.Sh., 65 vjeç, banues në Maqellarë, i cili, pasi aksidentoi 72-vjeçarin, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.


Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page