BULLGARI | SIPËRMARRËSI TREGTAR ILIJAN FILIPOV U VRA ME ARMË ZJARRI NË PLOVDIV.

Sofie, Bullgari | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare (Главна дирекция Национална полиция) morën dijeni se:
1- Z. Ilijan Filipov, sipërmarrës tregtar, u vra me armë zjarri në Plovdiv; u qëllua në kokë.
Ai ishte i lidhur me sektorin e transportit dhe të ndërtimit; ishte themelues dhe drejtues i kompanisë më të madhe të transportit në Bullgari, PIMK, e cila renditet gjithashtu ndër dhjetë kompanitë kryesore të transportit në Evropë.
Ai ishte gjithashtu president i klubit të futbollit “Botev” - Plovdiv.
Emri i tij lidhej edhe me ndërtimin e stadiumit “Hristo Botev”.
Deklaratë | Ilijan Filipov do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së “Botev” - Plovdiv.
Kontributi i tij në shpëtimin e klubit gjatë verës së vitit 2025 dhe përkushtimi i tij ndaj ngjyrave verdh e zi do të kujtohen nga të gjithë në familjen tonë.
Emri i tij do të mbetet me shkronja të arta për brezat e ardhshëm, falë përfundimit me sukses të rikonstruksionit të stadiumit “Hristo Botev”, duke e shndërruar atë në impiantin sportiv më modern në Bullgari.
Këtë deklaratë e bëri drejtuesi i klubit të futbollit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments