BULLGARI: SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I MINISTRISË SË BRENDSHME DO TË ZËVENDËSOHET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 20, 2023
- 2 min read
Updated: Aug 21, 2023

Sofje, Bullgari | Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme do të zëvendësohet pas vrasjes së 16 gushtit të biznesmenit Aleksi Petrov (Alexey Petrov). Kjo ka ndodhur pas një takimi të kryeministrit bullgar me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe të shërbimeve të sigurisë - të premten. “Një pjesë e diskutimit të sotëm tregoi se ka një problem të brendshëm në Ministrinë e Brendshme”, tha Kryeministri. “Ka disa grupe faktesh që tregojnë se ka një problem me organizimin në Ministrinë e Brendshme, dhe këto probleme kanë të bëjnë me përgjegjësi të Sekretarit të Përgjithshëm të saj. Në praktikë, ministri i Punëve të Brendshme nuk punon me Sekretarin e Përgjithshëm, sepse, ai nuk ka kredibilitet, dhe beson se ka probleme në aspektin organizativ, që kanë ndodhur para se ky ekip i ministrisë të marrë detyrën”, tha kryeministri Denkov. “Kam kërkuar nga ministri Stojanov që të mos tolerojë më këtë situatë, dhe të përgatisë një raport, me të cilin kërkohet ndërrimi i Sekretarit të Përgjithshëm në MPB, dhe ky raport të dorëzohet të mërkurën në Këshillin e Ministrave, për t'u dërguar në Administratën e Presidentit. Raporti do të përshkruajë fakte specifike që kërkojnë që ndryshimi të bëhet sa më shpejt”, tha kryeministri, duke shtuar se në mbledhjen e së premtes nuk është diskutuar për ndonjë zëvendësim të mundshëm të Sekretarit të Përgjithshëm, as për një reformë në Ministrinë e Brendshme. Për vrasjen e z. Aleksi Petrov (Aleksej Petrov) po hetohen motive të ndryshme, duke përfshirë mundësinë e hakmarrjes, tha kryeministri Denkov pas takimit. Ai shtoi se janë duke u punuar në disa versione. Z. Petrov nuk ndihej nën kërcënim, ai shkoi i pambrojtur në vende të ndryshme, sipas kryeministrit Denkov. Ka shpjegime të ndryshme të mundshme në lidhje me pozitat e tij në SNS, interesat e tij të biznesit, krimet e caktuara që kanë ndodhur ndër vite, dhe hakmarrjen, tha kryeministri, duke shtuar se z. Petrov nuk kishte asnjë lidhje me formimin e qeverisë, me qeverisjen e saj, ndryshimet programore dhe legjislative. “Nuk kemi arsye të flasim për luftë gangsterësh, apo situatë të komplikuar krimi, këtë e tregon analiza e MPB-së me informacionet dhe shifrat që disponojmë”, tha pas takimit ministri i Brendshëm Kalin Stojanov. Sipas tij, motivet e vrasjes mund të jenë të shumta, dhe të ndryshme, dhe po shqyrtohet një sasi e madhe informacioni. U identifikua kalibri i armës së përdorur për të vrarë z. Aleksi Petrov (Alexey Petrov), tha drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, Ljubomir Nikolov. Gruaja që ishte me z. Petrov - dhe që u plagos - është marrë në pyetje, shtoi ai. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Zhivko Kotsev tha se do të mbaheshin bisedime, dhe marrje në pyetje, me kontaktet e z. Petrov, vendase dhe ndërkombëtare, nga elita e biznesit dhe politike, për të përcaktuar motivet e krimit. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)






















Comments