top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRUKSEL | FJALA E PLOTË E EURO-DEPUTETIT MAJKLL (MICHAEL) GAHLER; NË SHQIPËRI KRIMI I ORGANIZUAR ËSHTË INFILTRUAR NË NIVELET MË TË LARTA TË PUSHTETIT POLITIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 57 minutes ago
  • 2 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, euro-deputeti Majkll (Michael) Gahler tha se:

1- Vizita e fundit në Shqipëri dha një pasqyrë të qartë mbi situatën në terren, duke theksuar se progresi duhet të matet me rezultate konkrete dhe jo me deklarata politike”.


Shqetësimet e shoqërisë civile tregojnë praninë e strukturave të rrënjosura korruptive dhe të lidhura me krimin e organizuar, që shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit”, tha euro-deputeti Gahler.


Ai solli si shembull rastin e Zv/Kryeministres (njëherësh Ministre) Belinda Balluku, duke theksuar se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që i jepte të drejtë veprimi Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shumicia qeverisëse refuzoi heqjen e imunitetit të saj parlamentar.


Deklaratë | Edhe unë pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë vizitë javën e kaluar.


Falënderoj kolegun Shieder, si edhe raportuesin e EPP-së, dhe jam pothuajse plotësisht dakord me gjithçka që u tha.


Mendoj se vizita në Shqipëri ofroi një pasqyrë të qartë dhe të vlefshme mbi situatën në terren.


Kryeministri, gjatë darkës ku na ftoi, ishte në formë shumë të mirë dhe takimi ishte mjaft i këndshëm.


Megjithatë, kjo nuk duhet të na shpërqendrojë nga vlerësimi objektiv i realitetit, veçanërisht në lidhje me kapitujt e negociatave që janë hapur apo mbyllur.


Siç u theksua me të drejtë, “prova e pudingut është në të ngrënë”, pra, ajo që ka rëndësi është zbatimi konkret në praktikë dhe rezultatet reale në terren.


Përshtypja ime, e cila shkon përtej takimeve që zhvilluam si me përfaqësuesit e mazhorancës, ashtu edhe me ata të opozitës është se informacionet dhe shqetësimet e ngritura nga organizatat e shoqërisë civile ishin veçanërisht domethënëse.


Ato nxorën në pah ekzistencën e strukturave të rrënjosura që nuk mund të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian duke vazhduar të funksionojnë si më parë.


Ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete të krimit të organizuar që, sipas të dhënave të paraqitura, shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit.


Mendoj se rasti Balluku është një ilustrim i qartë në këtë drejtim.


Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u shpreh se SPAK-u kishte të drejtë të vepronte, mazhoranca refuzoi të heqë imunitetin.


Kjo, në vlerësimin tim, tregon qartë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për përballjen me pretendime serioze dhe hetime në këtë fushë.


Kjo situatë duhet të ndikojë edhe në qëndrimin tonë.


Duhet të insistojmë që parimi i shtetit të së drejtës të zbatohet pa përjashtim për të gjithë dhe që strukturat problematike të çmontohen përpara çdo anëtarësimi.


Struktura të tilla nuk duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Faleminderit, tha ai në deklaratën e tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page