BRITANIA E MADHE DHE QIPROJA ZOTOHEN TË RRISIN LIDHJET | KRYEMINISTRI I BRITANISË KEËR STARMËR (KEIR STARMER) VIZITOI QIPRON (ISH-KOLONINË BRITANIKE) | E PARA VIZITË QË NGA VITI 1971.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 10, 2024
- 2 min read

Nikosia, Qipro | Kryeministri i Britanisë Keër Starmër (Keir Starmer) dhe presidenti i Qipros Nikos Kristodhulidhes (Christodoulides) takohen në Pallatin Presidencial në Nikosia, më 10 dhjetor 2024.
Britania dhe Qiproja u zotuan të martën për të forcuar lidhjet gjatë një vizite të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Keër Starmër (Keir Starmer), në një miratim të animit pro-perëndimor që ishulli mesdhetar ka marrë që nga pushtimi rus i Ukrainës.
Një ish-koloni britanike, Qiproja ka punuar shumë për të shkundur reputacionin si një parajsë për bizneset ruse dhe rregullimin e lehtë, dhe është në linjë me perëndimin mbi Rusinë dhe në mes të trazirave në rritje në Lindjen e Mesme.
Kryeministri Starmër (Starmer), në një vizitë shumë-ditore në Lindjen e Mesme, ishte në Qipro të martën, vizita e parë e një kryeministri britanik në ish-koloni që nga ajo e z. Euard Hith (Edward Heath) në 1971.
Pas një ceremonie të shkurtër mirëseardhjeje, kryeministri Starmër (Starmer) i tha presidentit qipriot Nikos Kristodhulidhes (Christodoulides) se ndihej i privilegjuar që ishte atje.
Britania ka ofruar ekspertizë për ishullin për të krijuar një njësi sanksionesh, e cila ishte në qendër të diskutimeve. Ajo ende luan një rol në çështjet qipriote si një nga tre fuqitë garantuese të pavarësisë qipriote, së bashku me Turqinë dhe Greqinë.
Kryeministri Starmër (Starmer) vizitoi personelin e shërbimit dhe familjet në RAF Akrotiri, një bazë ushtarake britanike në bregun jugor.
Vizita e së martës tërhoqi kritika nga pjesa veriore e shkëputur e Qipros, një njësi e njohur vetëm nga Ankaraja, për injorimin e qipriotëve turq si palën tjetër kryesore në konfliktin e Qipros.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments