RRUGA “DON SHTEFAN KURTI”; KOMPLEKSI “CITY VIEW”; PRISHTINË | GENTIAN GASHI U ARRESTUA; STREHIM PËR MUHAMET GASHIN (I ARRESTUAR PËR VRASJEN E DARDAN GASHIT DHE PLAGOSJEN E JETON GASHIT.


Rruga “Don Shtefan Kurti”, Kompleksi “City View”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Gentian Gashi, i cili, konsiderohet i përfshirë në krijim kushtesh për strehimin e z. Muhamet Gashi, i cili, gjithashtu u arrestua sepse konsiderohet i përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur në datën 05.08.2022 në Lipjan, ku:
a- Mbeti i vrarë z. Dardan Gashi.
b- Mbeti i plagosur z. Jeton Gashi.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dy armë zjarri të shkurtra (brezi).
2- Municion luftarak (fishekë).
3- Mjetet identifikimi të dyshuara si të falsifikuara.
4- Një sasi lënde narkotike.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje e rëndë”.
2- “Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale”.
3- “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.
4- “Falsifikim i dokumenteve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments