top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI: SHTOHEN GRABITJET NËPËR SUPERMARKETE│867 GRABITJE NË DITË PËR PERIUDHËN 2021-2022.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 1, 2023
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Disa grupe të shitjes me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë gjigantët Tesco, Sainsbury's dhe Marks & Spencer, kanë nënshkruar një letër drejtuar Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Suella Braverman, duke bërë thirrje për veprim institucional, kundër rritjes së krimit në supermarket. Grupi i lobit të industrisë, Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë (BRC), kreu një hetim mbi krimin, veprimtaria e të cilit ka dyfishuar numrin e incidenteve të dhunës, dhe abuzimit ndaj punëtorëve të shitjes me pakicë në vitin 2023, krahasuar me atë para pandemisë, duke u rritur në 867 incidente çdo ditë në periudhën midis viteve 2021 dhe 2022. Shkalla e vjedhjeve me pakicë qëndron në 953 milionë paund, pavarësisht se mbi 700 milionë paund janë shpenzuar nga shitësit me pakicë, për parandalimin e krimeve që kryhen ndaj tyre. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page