top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LONDËR: ERMAL SHTREZI NGA MAQELLARA E DIBRËS U DËNUA ME 23 VJET HEQJE LIRIE PËR ÇËSHTJE DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 16, 2023
  • 2 min read

Londër, Mbretëri e Bashkuar | Gjashtë veta (mes tyre një shqiptar), të kapur nga autoritetet britanike të hetimit penal, më 31 tetor 2023, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike (kokainë), janë dënuar me heqje lirie nga Gjykata e Kingstëun Kraunit (Kingston Crown), në Britaninë e Madhe.

Ata u arrestuan në një pronë industriale pranë Dartford-it, bashkë me dërgesën e kokainës që kishte ardhur nga Kolumbia, e cila, kapte vlerën finaciare prej 1 milionë paundësh.

Shërbimet e fshehta britanike kishin arritur të siguronin biseda kompromentuese mes narkotrafikantëve, të zhvilluara në një pijetore, në Çethëm (Chatham), duke diskutuar mënyrat e mundshme për të fshehur kokainën, përfshirë fshehjen e saj në kanaçe me domate, ose duke e kthyer kimikisht në një llak, për dorezat e dyerve. Si opsion përfundimtar për sjelljen e saj në Britani ata zgjodhën të konvertonin kokainën prej 30 kg në llak, i cili, më pas u përdor për të lyer 508 bishtrinj fshesash.

Shqiptari, tashmë i dënuar quhet Ermal Shtrezi, me profesion shef kuzhine, në Londër, me origjinë nga Maqellara e Dibrës. Dënime penale u shqiptuan ndaj:

Z. Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, nga The Roundway, Wood Green, në veri të Londrës, i dënuar me 29 vjet heqje lirie.

Z. Daniel Oliver, 52 vjeç, nga The Parade, Margate, Kent, i dënuar me 29 vjet heqje lirie.

Z. Ermal Shtrezi, 41 vjeç, nga Lyndhurst Road, Wood Green, i dënuar me 23 vjet heqje lirie.

Z. Nigel Rogers, 62 vjeç, nga Olympia Way, Whitstable, Kent, i dënuar me 23 vjet heqje lirie.

Z. Frank Asante, 49 vjeç, nga Ledbury Road, Notting Hill, në perëndim të Londrës, i dënuar me 18 vjet heqje lirie.

Z. Terrence Allen, 74 vjeç, nga Wordsëorth Road, Welling, Londra juglindore, i dënuar me 13 vjet heqje lirie.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page