top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LONDËR: ERVIS ADEMI, XHEKSON MALOLLARI, MARIGLEN ELEZI DHE HYDAJET KADRIU U DËNUAN 28 VITE BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 25, 2023
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Katër qytetarë shqiptarë janë dënuar me heqje lirie, në Britaninë e Madhe. Ata akuzohen se morën peng një qytetar italian, sepse, nuk iu kishte bërë pagesën me para të thata (kesh), për një borxh që buronte nga tregtia e drogës. Enti mediatik britanik Skai Njuz (Sky News) raporton se qytetari italian, rreth 30 vjeç, u mbajt peng për 36 orë, në një apartament në Krikëllud (Cricklewood), në veriperëndim të Londrës. Ndërsa mbahej peng, ai bëri disa telefonata me ish-partneren dhe miqtë e tij, të cilëve u kërkoi ta ndihmonin të paguante 110000 £, pasi po ia kërkonin në lidhje me një borxh droge. Të kontaktuarit prej tij njoftuan policinë, e cila, nga ana e saj organizoi një operacion për lirimin e tij nga pengmarrja. Kur policia kishte hyrë në banesë më 18 shkurt, e gjeti viktimën me disa plagë, të shkaktuar nga një mjet prerës thikë, dhe njëkohësisht me mavijosje, që ishin produkt i dhunës fizike të ushtruar ndaj tij. Pamje filmike të gjetura në një telefon të lëvizshëm (celular), të sekuestruar nga autoritetet britanike të hetimit penal, paraqesinin viktimën duke u kërkuar rrëmbyesve që të mos e vrisnin. Dënime penale për këtë çështje u shqiptuan ndaj: 1- Z. Ervis Ademi, 10 vite heqje lirie. 2- Xhekson Malollari 10 vite heqje lirie. 3- Mariglen Elezi 4 vite heqje lirie. 4- Hydajet Kadriu 4 vite heqje lirie. Ndaj z. Mariglen Elezi u ngrit gjithashtu akuzë penale dhe u shpall fajtor edhe për zotërim kokaine, i cili u përfshi në dënimin penal të sipërcituar. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page