BREGU PERËNDIMOR | USHTRIA E SHTETIT TË IZRAELIT ARRESTOI 100 PALESTINEZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 44 minutes ago
- 1 min read

Bregu Perëndimor | “Të paktën 100 palestinezë janë arrestuar gjatë kontrolleve të ndryshme të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor”.
Enti mediatik “Al Jazeera” e raportoi këtë lajm duke cituar Zyrën e të Burgosurve Palestinezë në Ramallah.
Në veçanti, bastisjet u kryen në Nablus - ku u arrestuan 30 veta - Hebron dhe Jenin.
Midis të ndaluarve nga Forca Mbrojtëse e Izraelit janë shumë ish-të burgosur të liruar javët e fundit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments