top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI BOMBARDOI GAZËN DUKE AKUZUAR ORGANIZATËN TERRORISTE HAMAS SE SHKELI ARMËPUSHIMIN | 25 PALESTINEZË MBETËN TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read
ree

Gazë | Avionët luftarakë izraelitë kryen përsëri bombardime të gjera dhe masive në Rripin e Gazës, ku armëpushimi mbetet i brishtë dhe në pritje të krijimit të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, të dëshiruar nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dhe tani të mandatuar nga OKB-ja.


Autoritetet vendore të drejtuara nga organizata terroriste Hamas folën për një masakër të re me të paktën 25 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur, numri më i lartë që nga fundi i tetorit, kur Kryeministri Benjamin Netanjahu urdhëroi sulme të rënda në përgjigje të bllofit të Hamasit për dorëzimin e eshtreave të njërit prej pengjeve, të cilat, në fakt ishin kthyer tashmë.


Këtë herë, sipas Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF), zjarri u rindez nga një sulm militant kundër ushtarëve të stacionuar përtej Vijës së Verdhë në Kan Junis (Khan Yunis).


Asnjë ushtar nuk u plagos por Izraeli e denoncoi si shkelje të armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor dhe urdhëroi një sulm në të gjithë Rripin e Gazës.


Shënjestrat, sipas mediave izraelite, ishin zyrtarë të lartë nga krahu ushtarak i grupit palestinez, i cili, ende kontrollon pothuajse gjysmën perëndimore të Rripit, midis Vijës së Verdhë dhe detit.


Konkretisht, komandanti i Brigadës Zeitun dhe kreu i njësisë detare të organizatës terroriste Hamas thuhet se u vranë.


Agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” raportoi se sulmet ajrore shënjestruan zona banimi dhe vende civile midis qytetit të Gazës dhe Kan Junisit (Khan Yunis).


Sipas Mbrojtjes Civile Palestineze, viktimat përfshijnë një çift dhe tre fëmijët e tyre.


Izraeli është zotuar të eliminojë Hamasin kudo që është i pranishëm, përfshirë Libanin, ku të martën në mbrëmje nisi një sulm të rëndë ajror në Ain al-Hilueh, në jug të vendit, duke vrarë 14 subjekte.


Edhe ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga armëpushimi i arritur një vit më parë.


Sipas burimeve mjekësore, shumica e viktimave ishin fëmijë që luanin në një fushë futbolli; megjithatë, IDF beson se ishte një qendër trajnimi e Hamasit.


Izraeli gjithashtu ka denoncuar shkeljet e armëpushimit nga Hezbollahu, prandaj ka bombarduar disa fshatra libanezë, duke pretenduar se ka shkatërruar depo armësh të gatshme për të sulmuar shtetin hebre.


Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje midis Izraelit dhe Sirisë, por, Kryeminsitri Netanjahu donte të dërgonte një mesazh në frontin verilindor, me një vizitë në trupat e vendosura në zonën tampon në Lartësitë Golan, menjëherë pas rënies së ish-diktatorit Bashar al-Asad.


Ne i kushtojmë rëndësi të madhe aftësive tona, si mbrojtëse ashtu edhe sulmuese, në këtë zonë, për të mbrojtur aleatët tanë Druzë dhe, në veçanti, Shtetin e Izraelit dhe kufirin e tij verior”, tha ai ndër të tjera.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page