BREGU PERËNDIMOR: KOLONËT IZRAELITË SULMUAN FSHATRAT PALESTINEZË PËR TË PROTESTUAR PËR MARRËVESHJEN E ARMËPUSHIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 20
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Dhjetra kolonë izraelitë hodhën gurë dhe kokteje molotov në fshatin palestinez Turmusaya, në verilindje të Ramallah, në Bregun Perëndimor.
Kjo është raportuar nga gazeta Kohërat e Izraelit (Times of Israel), sipas së cilës, të paktën gjashtë fshatra janë shënjestruar nga kolonët në sulme të veçanta përgjatë Bregut Perëndimor gjatë natës.
Sipas mediave palestineze, sulmet ndodhën në shenjë proteste kundër marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.
Ndërkohë, forcat izraelite vranë një palestinez 15-vjeçar gjatë një inkursioni në qytetin Sebastia, në veriperëndim të Nablusit, në Bregun Perëndimor.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se djali u godit në gjoks nga plumbat dhe u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë, por nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Sebastias, Mohammed Azem, deklaroi se ushtria izraelite ka gjuajtur me municion të vërtetë, bomba zanore dhe gaz lotsjellës toksik në drejtim të banorëve dhe shtëpive të tyre gjatë përleshjeve, duke shkaktuar disa raste mbytjeje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments