top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZIL | U HAP UNIVERSITETI I PARË PËR NDIKUESIT (INFLUENCUESIT) DIGJITALË NË SHËN PAL (SÃO PAULO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18, 2025
  • 2 min read

Shën Pal, Brazil | Universiteti i parë i Brazilit për ndikuesit dhe krijuesit e përmbajtjes dixhitale ndodhet në Shën Pal (São Paulo).


Akademia e Krijuesve të Komunitetit u krijua për të trajnuar profesionistë në të ashtuquajturën ekonomi krijuese.


Ideja vjen nga ekzekutivi i reklamave nga Bahia, Fabio Duarte, pronar i agjencisë së Kalifornisë.


Ekonomia e krijuesve është një treg gjigant, që pritet të lëvizë mbi 1 trilion dollarë në nivel global.


Sot, krijimi i përmbajtjes është një aftësi themelore, në të njëjtin nivel me anglishten dhe Microsoft Office në të kaluarën”, shpjegoi z. Duarte për portalin “G1”.


Me një investim prej afërsisht 6.3 milionë eurosh (40 milionë reais), enti shkollor aktualisht regjistron afërsisht 200 studentë.


Kurset, që zgjasin tre deri në gjashtë muaj me mësime ballë për ballë dy deri në tre herë në javë, kushtojnë midis 4000 dhe 5500 € (25000 dhe 35000 reais) dhe janë të dizajnuara për t'u ofruar aftësi profesionistëve në fusha të ndryshme.


Mjekët, avokatët, dentistët, arkitektët dhe profesionistët e pavarur mund të mësojnë të prodhojnë përmbajtje për të tërhequr klientë dhe bashkëpunime të markave.


Mega kampusi prej 14000 metrash katrorë ofron mbi 200 studio, një plazh artificial dhe madje edhe një banjo ë përshtatshme për Instagram.


Studentët marrin pjesë në biseda video, podkaste dhe tutoriale mbi shëndetin, modën dhe mirëqenien, duke përdorur studio të pajisura me sallone bukurie, palestra dhe dhoma trajtimi dermatologjike.


Lëndët e trajtuara përfshijnë etikën, përgjegjësinë sociale, ligjin dixhital, rrëfimin e historive dhe sipërmarrjen, me qëllim profesionalizimin e marrëdhënies midis ndikuesve dhe markave.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page