BOLIVI: 31 TË VDEKUR NË NJË AKSIDENT RRUGOR; AUTOBUZI RA NË NJË BOKËRRIMË 800 METROSHE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 4
- 1 min read

La Paz, Bolivi | Numri tragjik i përplasjes në Bolivinë juglindore mes një autobusi me 49 pasagjerë plus shoferin dhe një mikrobuz me tre persona në bord është rritur në 31 të vdekur dhe 22 të plagosur.
“Sipas mjekëve ekzaminues dhe morgut të spitalit Daniel Bracamonte në Potosí, janë 31 persona të pajetë këtu, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë, të përfshirë fatkeqësisht në këtë aksident tragjik.
Ka gjithashtu 22 të plagosur, 14 prej tyre të shtruar në të njëjtin spital”, tha z. Limberth Çokue (Choque), zëdhënës i departamentit të policisë në Potosí, ku autobusi u përplas në orët e hershme të mëngjesit me minibusin që vinte nga ana e kundërt, duke rënë 800 metra në një luginë.
“Këto janë të dhënat zyrtare që kemi për momentin”, tha ai, duke shtuar se tani fillon puna më e dhimbshme në këtë rast, që është identifikimi i viktimave dhe, në fund të ekzaminimit mjekësor, do të ndikojë në numrin e viktimave.
Lista e viktimave nuk është ende zyrtare.
Autoritetet lokale po kontrollojnë nëse ka pasur turistë të huaj, të ardhur nga Oruro, ndërkohë që tashmë bëhet e ditur se tre pasagjerët në furgon ishin të gjithë bolivianë dhe anëtarë të së njëjtës familje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments