BOGOTA: PROTESTUESIT PUSHTUAN NUNCIATURËN APOSTOLIKE NË KOLUMBI (E BARAZVLEFSHME ME AMBASADËN E VATIKANIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 6, 2024
- 1 min read
Bogota, Kolumbi | Selia e Nunciaturës Apostolike në Bogota (e barazvlefshme me ambasadën e Vatikanit në Kolumbi), është zënë nga një grup njerëzish që janë pjesë e të ashtuquajturit Kongresi Popullor, i cili bashkon indigjenë, fermerë, pasardhës afrikanë dhe liderë socialë, të cilët bëjnë thirrje për t'i dhënë fund dhunës në territoret e tyre.
Në të njëjtën kohë, demonstruesit po kryejnë pesë protesta të tjera në po aq lokacione në vendin e Amerikës së Jugut, disa prej të cilave përfshijnë bllokimin e rrugëve.
Anëtarët e qeverisë së presidentit progresiv Gustavo Petro dhe zëdhënësit e Kongresit Popullor (të cilët po kërkojnë gjithashtu diskutimin e tetë pikave të një peticioni popullor kundër shtetit) kanë nisur ndërkohë dialogun zyrtar për t'i dhënë fund bllokadave dhe për të pastruar demonstruesit nga ambientet e Nunciaturës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















