BIOLOGIA E MIT-it DHE HARVARDIT: KOVIDI U PËRHAP NGA LABORATORI I UHANIT (WUHAN) | DISA NGA KËRKIMET U KLASIFIKUAN OSE U KRYEN ME OSE PËR USHTRINË KINEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 5, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Pandemia e Kovidit (Covid) ndoshta ndodhi sepse një virus u arratis nga laboratori në Wuhan, Kinë: nëse do të ishte kështu, do të ishte aksidenti më i kushtueshëm në historinë e shkencës.
Këtë e deklaroi biologia molekulare e MIT dhe Harvardit, Ellinë Çen (Alina Chan), në një editorial në Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times), duke ofruar pesë shpjegime për tezën e saj.
“Virusi që shkaktoi pandeminë u shfaq në Uhan (Wuhan), qyteti ku ndodhet laboratori më i rëndësishëm në botë për viruset e tipit Sars”, shpjegon biologia Çen (Chan), sipas të cilës një vit para pandemisë instituti i Uuhanit, që punonte me partnerët amerikanë, kishte propozuar krijimin e viruseve me karakteristikat dalluese të Sars-CoV-2.
“Propozimi përshkroi një plan për të krijuar viruse çuditërisht të ngjashëm me Kovidin (Covid)”, tha biologia Çen (Chan).
Ajo theksoi se partnerët amerikanë ndoshta ishin në dijeni për vetëm një pjesë të hulumtimit të kryer në Uuhan.
Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, disa nga kërkimet e kryera nga instituti u klasifikuan ose u kryen me ose për ushtrinë kineze.
“Laboratori i Uuhanit e kreu punën në kushte të biosigurisë së ulët që nuk mund të kishte një virus të pranishëm në ajër aq ngjitës sa Sars-CoV-2”, vëren sërish biologia Çen (Chan), duke vënë në dukje se si hipoteza që Covid-19 është nga një kafsha nga tregu i ushqimeve të detit në Uuhan nuk mbështetet nga prova të forta.
“Ekziston ende një mungesë e provave të qarta që mund të pritej - vëzhgon Çen (Chan) - nëse virusi do të kishte dalë nga tregtia e kafshëve të egra.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments