BERLIN: U ARRESTUA LIBIANI KHALED MOHAMED ALI EL HISHRI (I NJOHUR SI AL BUTI) | ZYRTAR BURGU QË KREU KRIME KUNDËR NJERËZIMIT (VRASJE + TORTURA + KRIME SEKSUALE + TË TJERA NDAJ TË BURGOSURVE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 18
- 1 min read

Hagë, Vendet e Ulta | Gjykata Ndërkombëtare Penale falënderon autoritetet gjermane për bashkëpunimin e tyre të fortë dhe të vazhdueshëm me Gjykatën, i cili, çoi në arrestimin më 16 korrik të vitit 2025 të libianit Khaled Mohamed Ali El Hishri, i njohur si al Buti.
“Ai akuzohet se ka qenë një nga zyrtarët e lartë të burgut Mitiga, ku mijëra njerëz u mbajtën të burgosur për periudha të gjata kohore.
Ai dyshohet se ka kryer, urdhëruar ose mbikëqyrur drejtpërdrejt krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke përfshirë vrasje, torturë, përdhunim dhe dhunë seksuale, të cilat, dyshohet se janë kryer në Libi nga shkurti 2015 deri në fillim të vitit 2020”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments