QEVERIA E BENGAZIT (QEVERIA E LIBISË LINDORE) REFUZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E BE-së KU BËNIN PJESË MINISTRAT E BRENDSHËM TË ITALISË + GREQISË + MALTËS TË CILËT I SHPALLI PERSONA NON GRATA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 8
- 1 min read

Bengazi, Libi | Qeveria e Libisë lindore refuzoi një delegacion ministrash evropianë pas mbërritjes së tyre në Bengazi.
Agjencia franceze e lajmeve “AFP” raportoi këtë, duke cituar një deklaratë nga autoritetet në Libinë lindore, një qeveri paralele me atë të Tripolit.
Delegacioni përfshinte:
1- Komisionerin e Bashkimit Evropian për Migracionin.
2- Ministrat e Brendshëm të Greqisë, Maltës dhe atë të Italisë Matteo Piantedosi.
Nota flet për një mosrespektim të procedurave të hyrjes dhe qëndrimit për diplomatët e huaj të përcaktuara nga qeveria libiane dhe me mbërritjen e tyre ata u njoftuan për detyrimin për t'u larguar nga territori libian si “persona non gratae”.
Delegacioni i ministrave evropianë kishte mbërritur me aeroplan në Bengazi nga Tripoli, ku ishin takuar me përfaqësues të Qeverisë së Unitetit Kombëtar, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe të kryesuar nga Kryeministri i përkohshëm Abdul Hamid Mohammed Dbeibah.
Qeveria paralele e vetëkrijuar e Bengazit në vend të kësaj i referohet Gjeneralit Khalifa Haftar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments