BERLIN: PARLAMENTI GJERMAN MIRATOI MOCIONIN E CDU-CSU-së PËR SIGURINË E KUFIJVE DHE FUNDIN E IMIGRACIONIT TË PALIGJSHËM | DËBIMIN E MENJËHERSHËM TË TË GJITHË ATYRE QË NUK KANË TË DREJTË TË QËNDROJNË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 29, 2025
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Parlamenti gjerman ka miratuar të parin nga dy mocionet e paraqitura nga Unioni i CDU dhe CSU.
Votat pro ishin 348, kundër 345, me 10 abstenime.
Zgjedhja e grupit parlamentar të ekstremit të djathtë AfD për të mbështetur mocionin ishte vendimtare për rezultatin e votimit.
Bundestagu gjerman ka miratuar mocionin CDU-CSU për sigurinë e kufijve dhe fundin e imigracionit të paligjshëm.
Mocioni me pesë pika i bën thirrje qeverisë ndër të tjera të rivendosë kontrollet e vazhdueshme në të gjithë kufijtë gjermanë dhe dëbimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments