BEOGRAD: FAMILJA RAMADANI U NXORR ME DHUNË JASHTË NGA BANESA E SAJ NË KUNDËRSHTIM ME LIGJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 1, 2023
- 1 min read

Beograd, Serbi | Sot në mëngjes, përmbaruesja publike Vesna Markoviç, ka dëbuar në rrugë familjen Ramadani nga banesa e tyre, në Bulevardin e mbretit Aleksandar, me nr. 432, në Beograd, pa asnjë paralajmërim.
Znj. Sevdije Ramadani ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, “FoNet” se përmbaruesja Markoviç ka hyrë me dhunë në banesë.
“Sot në mëngjes, me ndihmën e një bravandreqësi, ajo e ka thyer bravën tonë, dhe ka hyrë brenda me dhunë me ndihmën e pjesëtarëve të policisë”, denoncoi ajo.
Znj. Ramadani ka theksuar se ekzekutimi po bëhet edhe pse Gjykata e Lartë në Beograd ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për pronësinë e banesës.
Policia serbe është në vendngjarje, dhe nuk lejon që mediat të arrijnë deri te përmbaruesja Markoviç.
Organizata serbe “Aksioni i bashkuar kulmi mbi kokë” ka publikuar këtë ngjarje në faqen e saj në Facebook, duke theksuar se përmbaruesja Markoviç ka ndërmarrë këto veprime të dhunshme pavarësisht se familja ka jetuar këtu legalisht për disa dekada, dhe përkundër faktit se gjykata ka caktuar seancë gjyqësore për në datën 14 dhjetor 2023, në të cilin, do të përcaktohet pronësia e banesës.
Bëhet fjalë për banesën e vetme të familjes Ramadani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)



















Comments