top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BELERI DOLI NGA BURGU | 6 ORË SA PËR TË VARROSUR GJYSHEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 31, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Fredi Beleri, i arrestuar dhe i mbajtur në paraburgim si i dyshuar për blerje të pushtetit politik me para kesh (blerje votash), sot, del nga burgu. Por, dalja e tij lidhet me një ceremoni mortore (kumtohet se i ka vdekur gjyshja), ku ai ka shprehur dëshirën të jetë i pranishëm.

Autoritetet shqiptare i krijuan kushtet z. Beleri që ai të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore, mbështetur mbi kuadrin ligjor në fuqi, duke i akorduar 6 orë kohë.

Varrimi i të ndjerës me lidhje gjaku me z. Beleri kumtohet se do të kryhet sot në orën 14.30.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page