top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BASHKIMI EVROPIAN PROPOZON MASA PËR TË PËRSHPEJTUAR KALIMIN NË EKONOMI RRETHORE ME THEKS TË VEÇANTË NË SEKTORIN E PLASTIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 26, 2025
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komisioni Evropian ka prezantuar një sërë veprimesh pilot që synojnë përshpejtimin e tranzicionit të Evropës drejt një ekonomie rrethore (me qerk të mbyllur), me një fokus të veçantë në sektorin e plastikës.


Duke optimizuar riciklimin e plastikës, këto masa do të shfrytëzojnë më tej potencialin e tregut të vetëm dhe do të forcojnë sigurinë ekonomike, autonominë strategjike, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë mjedisore të Bashkimit Evropian.


Kjo është në përputhje me analizën e raportit Draghi, i cili, nënvizon se si qarkullueshmëria dhe efikasiteti i burimeve janë leva kyçe për forcimin e konkurrueshmërisë industriale të Evropës.


Për të përshpejtuar kalimin drejt ekonomisë rrethore, Komisioni po ndjek një qasje me dy faza.


Në fazën e parë, duke pasur parasysh presionin e konsiderueshëm mbi disa sektorë, kjo paketë pilot përfshin një sërë veprimesh konkrete afatshkurtra për të mbështetur ekonominë rrethore, veçanërisht në sektorin e plastikës, duke inkurajuar investimet dhe inovacionin në një kuptim më të gjerë.


Së dyti, në vitin 2026, Komisioni do të propozojë një Akt për Ekonominë Rrethore me masa shtesë horizontale që do të përmirësojnë funksionimin e tregut të vetëm për lëndët e para sekondare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page