top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BASHKIA NUK U SHTRON RRUGËN | FSHATARËT BLLOKOJNË RRUGËN DHE NUK SHPIEN FËMIJËT NË SHKOLLË.

  • Writer: Erton Duka
    Erton Duka
  • Sep 11, 2023
  • 3 min read

Zall Herr, Tiranë, Shqipëri | Banorët fshatrave e Zall Herr, Pinar, Priskë e Vogël, dhe Herraj, kanë dalë në protestë paqësore, shkaku i së cilës, lidhet me refuzimin që autoritetet kompetente të pushtetit vendor, u kanë bërë kërkesave të tyre shumta, që lidhen me asfaltimin e rrugës kryesore që lidh këto fshatra, gjendja fizike e së cilës, është më keq se në mesjetë. Banorët, në shenjë proteste ndaj menefregizmit dhe megallomanisë qeveritare, të manifestuar kriminalisht ndaj kërkesave të tyre, nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë, por, kanë vendosur t’i lënë pa shkollë. Sipas tyre, ata janë thirrur në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, ku pretendojnë së u është ushtruar presion. Banorët denoncuan publikisht duke thënë: “Po na bëjnë presion se pse po dalim në protestë! Më kanë thirrur në polici e më thonë se pse ke protestuar! Më ka thirrur shefi i OPGJ-së. Ecuria e protestës së banorëve të fshatrave të lartpërmendur është duke u monitoruar nga forca policie, dhe kjo për shkak të faktit se prej banorëve janë bllokuar edhe automjetet e transportit të tonazhit të rëndë, të cilët, shkojnë në Bovillë, për t’u ngarkuar me materiale inerte, që përdoren në sektorin e ndërtimit. Vlen të theksohet se Bashkia e Tiranës, e cila, ka nën juridiksion tokësor dhe lëndor territoret e fshatrave në fjalë, ndjek një politikë tejet diskriminuese me zonat fshatare, për çështjet e financimit të investimeve që lidhen urbanizimin e tyre, duke u përqendruar kryesisht në ivestime ku ka dendësi të madhe banorësh, dhe ku luhen në kandarin politik, me dhjetëra mijëra vota, kryesisht në zonën urbane të Tiranës (në njësitë administrative urbane), investime të cilat i kryen me paratë që bashkia në fjalë vjel në trajtë taksash nga sipërmarrje tregtare që shtrihen dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike në zonat fshatare (të cilat, janë nga më të mëdhatë në rang republike), që do të thotë, se, paratë që vjel nga taksat në zonat fshatare (rurale), i investon në zonat qytetare (urbane), ndërsa zonat fshatare “i le me gisht në gojë”, kur, të parat që do të duhej të përfitonin nga taksat vendore, do të duhet të ishin pikërisht zonat fshatare, dhe jo e kundërta e asaj që ndodh aktualisht. Një shembull tipik i diskriminimit, me burim përkatësinë krahinore dhe sociale, është ai që lidhet me banorët që banojnë për gjatë aksit rrugor 7 Nëntori (i cili shtrihet midis fshatrave Yrshek dhe Mëzez). Trotuaret e këtij aksi rrugor, nga vendi i quajtur rëndom “Pasqyra” (territor në fshatin Yrshek), e gjer tek vendi i njohur si “Kryqëzimi i Mëzezit” (territor në fshatin Mëzez ku këthen rruga për nga Kaza Italia-Casa Italia) nuk ekzistojnë në të dyja anët e rrugës, por, edhe atje ku trotuaret ekzistojnë në njërin krah të saj, janë për ibret, si mos më keq, për faqe të zezë, sikur u ka rënë bomba atomike, trotuare që u ngjajnë më shumë atyre të Kabulit, sesa një metropoli që pretendon se është europian, si Tirana. Në këtë aks rrugor, e ka selinë e saj edhe një nga mediat më të mëdha kombëtare, e njohur si Top Çenll (Top Channel), e cila, çuditërisht, edhe pse ka një ndikim të madh në opinionin publik, e mban gojën mbyllur për këtë problematikë kaq alarmante me të cilën përballen banorët e fshatit Yrshek dhe Mëzez, të cilëve, u është bërë jeta ferr nga mungesa e trotuarëve në aksin rrugor 7 Nëntori. Ata e kanë kategorikisht të pamunduar të dalin nga banesat, sepse kanë frikë se thyejnë këmbët në palo trotuarët e aksit rrugor 7 Nëntori, gjendje alarmante e cila nuk është e sodit, por bash e të paktën një dekade. Për turpin e saj, Bashkia e Tiranës prej 10 vitesh i ka lënë pa trotuar qytetarët që banojnë jo vetëm përgjatë aksit rrugor 7 Nëntori, por, edhe ata që banojnë në fshatin Yrshek dhe Mëzez, duke u mohuar dhe shkelur me të dyja këmbët, të drejtën për të ecur mbi trotuar, të drejtën për të ecur në këmbë, të drejtën për të bojkotuar automjetin privat ose atë të transportit publik, të drejtën për të gëzuar shëndet dhe mirëqenie fizike. Natyrisht, që kjo çështje kaq e rëndësishme, kërkon një hetim penal, me anë të cilit, të shkoqitet një herë e mirë, se përse Bashkia e Tiranës mban këtë qëndrim kaq diskriminues, poshtërues dhe kriminal ndaj banorëve të fshatit Yrshek dhe Mëzez. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page