AVIONËT LUFTËTARAKË BRITANIKË DO TË FLUTUROJNË MBI POLONI NË KUADËR TË OPERACIONIT “EASTERN SENTRY”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 16
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se avionët luftarakë RAF Typhoon do të kryejnë misione të mbrojtjes ajrore mbi Poloni, si pjesë e Operacionit “Eastern Sentry” për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s pas shkeljeve nga dronët rusë.
“Këto aeroplanë nuk janë vetëm një shfaqje force, por janë thelbësorë për të penguar agresionin dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore të Aleancës Atlantike”, tha kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer).
Avionët Typhoon do të operojnë nga Baza Ajrore e Koningsbait (Coningsby), Linkolshaiër (Lincolnshire), Mbretëria e Bashkuar, dhe do të mbështeten nga avionë furnizimi me karburant ajër-ajër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments