MBRETËRIA E BASHKUAR KUNDËRSHTON ZGJIDHJEN “E1” ME ARGUMENTIN SE SHKEL LIGJIN NDËRKOMBËTAR | NËSE ZBATOHET DO TA NDANTE SHTETIN PALESTINEZ MË DYSH DHE DO TA DËMTONTE SERIOZISHT ZGJIDHJEN ME DY SHTETE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Mbretëria e Bashkuar ka dënuar miratimin nga qeveria izraelite të planit të vendbanimeve 'E1' në Bregun Perëndimor.
Nëse zbatohet, kjo do ta ndante shtetin palestinez në dy pjesë, do të përbënte një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe do ta dëmtonte seriozisht zgjidhjen me dy shtete”, tha Sekretari i Jashtëm Britanik, Deivid Lemi (David Lammy), në profilin e tij në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments