AUSTRALI | SHËRBIMI I INTELIGJENCËS THA SE SULMUESIT NË PLAZHIN BONDI SAID AKRAM DHE NAVEED AKRAM (AT E BIR) ISHIN AGJENTË BESNIKË TË SHTETIT ISLAMIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Sidnei, Australi | “Dy burrat përgjegjës për masakrën e djeshme në plazhin Bondi, baba e bir, Said Akram dhe Naveed Akram, i ishin betuar për besnikëri Shtetit Islamik (ISIS) në vitin 2019, por pavarësisht kësaj, njëri prej tyre kishte një leje të vlefshme për armëmbajtje”.
Enti mediatik australian “ABC” e raporton këtë lajm, duke cituar Shërbimin e Inteligjencës së Brendshme të Kanberrës, Organizatën Australiane të Inteligjencës së Sigurisë (ASIO).
Enti mediatik “ABC” ka mësuar se hetuesit besojnë se personat e armatosur i kishin premtuar besnikëri grupit terrorist Shteti Islamik, dy prej flamujve të të cilit, u gjetën në makinën e përdorur nga terroristët.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments