ARTEMIS II ËSHTË DY TË TRETAT E RRUGËS PËR NË HËNË.

Uashington, Amerikë | “Anija kozmike Orion e misionit Artemis II sapo ka arritur dy të tretat e rrugës për në Hënë”.
Kështu njoftoi NASA në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
“Gjatë ditës së katërt të fluturimit, astronautët në bordin e Orionit shqyrtuan planet për studimin hënor në përgatitje për fluturimin e ardhshëm hënor dhe aktualisht po praktikojnë kontrollin manual të anijes kozmike”, u tha në njoftim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments