top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARBEN TAFA (ISH-HIDRAULIKU I KOMUNËS BËRXULLË) KALLËZOI YMER MARKUN NË SPAK | AKUZON SE I KANË PËRDORUR EMRIN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
May 19, 2024
2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Tiranës - prej më shumë se 1 viti - po heton ish-kryetarin e komunës Bërxullë, z. Ymer Marku, dhe disa zyrtarë të tjerë.

 

Ata dyshohen si të përfshirë në tjetërsimin e dhjetrave sipërfaqeve toke në Bërxullë.

 

Tashmë një hetim tjetër paraprak është hapur në edhe SPAK.

 

SPAK-u ka nisur një hetim paraprak ndaj z. Marku për akuzën e:

1- “Falsifikimit të dokumenteve”.

2- “Shpërdorimit të detyrës”.

 

Z. Marku është kallëzuar në SPAK nga z. Arben Tafa i cili më parë ka shërbyer në një funksion tek ish-komuna Bërxullë.

 

Kumtohet se z. Tafa gjatë kohës kur ish-komunën e Bërxullës e drejtonte z. Ymer Marku është punësuar prej këtij të fundit si hidraulik i kësaj komune.

 

Por gjatë kësaj kohe emri i z. Arben Tafa, është përdorur si maskim për tjetërsimin e disa pronave që ndodhen në zona të ndryshme të Bërxullës.

 

Në emër të z. Arben Tafa është regjistruar me dokumente të falsifikuara një sipërfaqe toke 4 mijë metra katror.

 

Dokumentet tregojnë se kjo sipërfaqe që ndodhet në fshatin Brukë, është në pronësi të z. Arben Tafa për të cilin ka dyshime se nuk është pronari i vërtetë i kësaj pasurie të paluajtshme.

 

Lidhur me regjistrimin në hipotekë të kësaj prone prej 4 mijë metra katrore z. tafa ka ngritur padi në prokurori.

Edhe pse ai rezulton pronari i asaj sipërfqaeje toke faktikisht nuk gjendet asnjë dokument historik që të provojë origjinën e kësaj pasurie të paluajtshme.

 

Përveç z. Marku hetime paraprake kanë nisur edhe për ish-kryeplakun Agim Loci dhe ish-përgjegjësin e Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, z. Kujtim Balliu.

 

Ka tregues se në bashkëpunim me njëri-tjetrin (gjatë kohës kur shërbenin në ish-komunën Bërxullë) përmes dokumenteve të falsifikuara kanë tjetërsuar disa sipërfaqe toke në zonën e Bërxullës.

 

Ata tashmë gjenden në burg dhe pritet të dalin në Gjykatën e apelit ku kanë kundërshtuar masën shtrënguese “arrest me burg”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI GËRDEC; VORË | ARDIAN MUKA U ARRESTUA.

Fshati Gërdec, Vorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Ardian Muka, me moshë 56 vjeç. Njoftim

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page